Rita Ora shkëlqen në premierën e “Descendants: Wicked Wonderland”, Taika Waititi e mbështet në tapetin e kuq

Rita Ora shkëlqen në premierën e “Descendants: Wicked Wonderland”, Taika Waititi e mbështet në tapetin e kuq

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, kanë tërhequr vëmendjen në premierën e filmit të ri të Disney-t “Descendants: Wicked Wonderland”, e cila u mbajt të martën në Academy Museum of Motion Pictures në Los Angeles. Këngëtarja dhe aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare rikthehet në rolin e Mbretëreshës së Zemrave (Queen of Hearts) në filmin e pestë të sagës “Descendants”, ndërsa në premierë mori mbështetjen e bashkëshortit të saj. Në tapetin e kuq, Taika Waititi u pa duke e puthur Ritën në faqe, ndërsa në një moment e ndihmoi edhe të rregullonte bishtin e gjatë të fustanit, për t’i dhënë asaj pamjen perfekte për fotografët. Rita Ora u shoqërua gjithashtu nga aktorja e re Liamani Segura, e cila i bashkohet kastit të filmit...