Rikthehet në skenë “Otello”/ Xhelozia që shkatërron njeriun, vepra e Shekspirit vjen në skenën e Teatrit Kombëtar
Shekspiri rikthehet në Teatrin Kombëtar me Otellon, një nga tragjeditë më të fuqishme ku xhelozia dhe manipulimi ndërthuren në mënyrë dramatike. Protagonist i veprës është Otello, interpretuar nga Arben Derhemi. Ai është një gjeneral me origjinë maure në ushtrinë veneciane, që martohet fshehurazi me vajzën që dashuron, Dezdemonën,që vjen në skenë nga Linda Jarani. Por, oficeri Jago, i mbërthyer nga mllefi se nuk u ngrit në detyrë, hakmerret ndaj gjeneralit, duke e manipuluar se se bashkëshortja po e tradhton me Kasjon. “Ai baltoset për motivin e vetëm sepse ndjen veten jashtë gjithçkaje, i prozvalur nga shoqëria, që në momente të caktuara jo vetëm nuk të kupton, por të fut nën rrogoz gjëra të tjera që ti as i ke menduar ndonjëherë, as i ke parë...
Burimi:
top-channel.tv