Rihanna prek zemrat me mesazhin për një grua me kancer: “Mos kërko kurrë falje për pamjen tënde”
Një takim i rastësishëm i Rihanna-s me një grua që po lufton me kancerin është kthyer në një nga momentet më prekëse të ditëve të fundit, pasi këngëtarja i dha asaj një mesazh të fuqishëm për vetëbesimin dhe pranimin e vetes. Ngjarja ndodhi në një supermarket në Los Anxhelos, ku gruaja, e identifikuar si Robin, iu afrua artistes për një fotografi. Para se ta kërkonte, ajo i kërkoi falje që nuk mbante paruke, duke thënë se ndihej në siklet për pamjen e saj. Por Rihanna nuk e la bisedën të vazhdonte në atë drejtim. “Nuk dukesh aspak keq. Dukesh e mrekullueshme,” i tha ajo, përpara se të prekte flokët e saj dhe të shtonte me humor: “Ja si dukem unë me paruken time.” Artistja e...
Burimi:
kultplus.com