Refuzoi 2 milionë euro për një numër telefoni, italiani merr deri në 2 mijë telefonata në ditë
Një koleksionist italian, i njohur me nofkën ‘Zoti Sim’, ka tërhequr vëmendjen pasi refuzoi një ofertë prej 2 milionë eurosh për të shitur atë që konsiderohet si një nga numrat më të rrallë të telefonit në botë. Historia e tij u bë publike gjatë një interviste me youtuberin italian Andrea Galeazzi. Burri, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, është mes moshës 40 dhe 50 vjeç dhe zotëron numrin italian (+39) 333 3333333, i njohur edhe nga Rekordet Guinness si një numër unik për shkak të kombinimit të tij të pazakontë dhe lehtësisë për t'u mbajtur mend. Sipas tij, numrin e ka në pronësi prej rreth 18 ose 19 vitesh. Pikërisht fama e tij ka bërë që çdo ditë të marrë nga 1.500 deri në...
Burimi:
syri.net