Rama nderon Yll Limanin me mirënjohje për kontributin në art dhe kulturë

Rama nderon Yll Limanin me mirënjohje për kontributin në art dhe kulturë

Këngëtari i njohur Yll Limani është nderuar me mirënjohje për kontributin e tij në zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare. Mirënjohja iu dorëzua nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e Komunës, ku u vlerësua rrugëtimi artistik i Limanit dhe ndikimi i tij në skenën muzikore shqiptare. Me këtë rast, Rama e falënderoi artistin për promovimin e muzikës shqiptare, përfaqësimin dinjitoz të Prishtinës në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe për frymëzimin që u jep të rinjve përmes krijimtarisë së tij. “Ylli mbetet një prej zërave më të dashur të muzikës shqiptare dhe një ambasador i denjë i talentit dhe kulturës sonë”, thuhet në njoftim. Yll Limani është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës moderne shqiptare. Gjatë...