“Queen Budapest” rikthehet në kinematë botërore në 40-vjetorin e koncertit historik pas Perdes së Hekurt
Koncerti legjendar i grupit britanik të rokut Queen, i zhvilluar në Budapest në verën e vitit 1986, do të rikthehet për publikun botëror në ekranet e kinemave dhe formatin IMAX duke filluar nga data 7 tetor. Shfaqja e titulluar “Queen Budapest” shënon performancën e fundit të plotë live të grupit që është filmuar ndonjëherë, si dhe mbetet një nga ngjarjet më simbolike të historisë së muzikës moderne, pasi ishte i pari spektakël roku në stadium nga një grup perëndimor përtej Perdes së Hekurt. Për të shënuar 40-vjetorin e kësaj ngjarjeje, filmi është restauruar me cilësi të lartë 4K nga shiritat origjinalë 35 mm, ndërsa audioja është rimiksuar nga regjistrimet origjinale shumëkanalëshe prej vetë ekipit të studios së grupit. Njoftohet se më 30 tetor ky publikim do të shoqërohet...
Burimi:
kultplus.com