QKK dhe Anibar mbështesin zhvillimin e animacionit në Kosovë përmes “Pitch It Competition”
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, në Kino “Jusuf Gërvalla” u mbajt aktiviteti “Pitch It Competition”, një platformë e dedikuar për prezantimin dhe zhvillimin e projekteve të reja të animacionit. Gjatë këtij aktiviteti u prezantuan pesë projekte animacioni: “The Song of the Goat” – Antik Doli“Crow Funeral” – Durim Klaiqi“Gjith Ktu” – Hana Kasemi“Through the Cracks” – Jeta Sokoli“Moshi” – Sado Musić Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Qendra Kinematografike e Kosovës do të ndajë tri çmime për tri nga projektet pjesëmarrëse, të cilat do të shpallen gjatë ceremonisë përmbyllëse të festivalit. Në aktivitet mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila pas prezantimeve zhvilloi një takim me animatorë dhe profesionistë të fushës....
Burimi:
kultplus.com