Qendra Historike e Prishtinës regjistrohet në Gjeoportalin e Kosovës me kufijtë zyrtarë të zonës mbrojtëse
Kufijtë zyrtarë të perimetrit dhe zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës janë regjistruar dhe tashmë janë të qasshëm në platformën Gjeoportali i Kosovës, pas një angazhimi të përbashkët të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe integrimit të saj në proceset e planifikimit hapësinor dhe zhvillimit urban, përcjell KultPlus. Qendra Historike e Prishtinës, aset i trashëgimisë kulturore në fushën e konservimit arkitekturor me numër unik 4790, është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme që nga viti 2020, ndërsa statusi i saj është konfirmuar edhe me vendimin e vitit 2025. Publikimi i kufijve...
Burimi:
kultplus.com