Prezantohet projekti për restaurimin e Muzeut të Pavarësisë në Vlorë, Gonxhja: Koncept i ri arkitektonik me hapësira multifunksionale

Prezantohet projekti për restaurimin e Muzeut të Pavarësisë në Vlorë, Gonxhja: Koncept i ri arkitektonik me hapësira multifunksionale

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit organizoi dëgjesën publike në kuadër të projektit  për restaurimin dhe muzealizimin e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë. Grupi i projektimit dhe ekipi përgjegjës për linjën muzeore prezantuan konceptin e parë arkitektonik, muzeologjik dhe identitetin vizual të këtij institucioni me rëndësi të veçantë kombëtare. Gjithashtu është zhvilluar një konsultim i hapur me institucionet, ekspertët dhe aktorët e interesit, me synim mbledhjen e komenteve dhe rekomandimeve që do të kontribuojnë në përmirësimin e zgjidhjeve të propozuara për këtë objekt ndër më të rëndësishmit e trashëgimisë sonë kombëtare. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm për ruajtjen, promovimin dhe rivlerësimin e historisë së Pavarësisë, duke forcuar njëkohësisht rolin e Vlorës si destinacion i turizmit kulturor dhe historik. Ekspertëve të trashëgimisë kulturore,...