Posta e Kosovës lanson pullë postare për Adem Demaçin
Filatelia e Postës së Kosovës ka përkujtuar figurën emblematike të historisë së Kosovës, Adem Demaçin, përmes një pulle postare kushtuar jetës, veprës dhe idealit të tij. Në një postim, Filatelia e Postës së Kosovës ka theksuar se pulla postare nderon kontributin e Demaçit për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin kombëtar. “Filatelia e Postës së Kosovës përkujdeset të përkujtojë figurat emblematike të historisë sonë. Pulla postare kushtuar Adem Demaçit nderon jetën, veprën dhe idealin e tij për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se sot në Kosovë është përkujtuar Adem Demaçi, në tetë vjetorin e ndarjes nga jeta.Adem Demaçi, me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, u lind më 26 shkurt të vitit 1936 në Prishtinë. Ai ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2018,...
Burimi:
kultplus.com