Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Policia e Kosovës ka shënuar sot Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë, me një sërë aktivitetesh përkujtimore në nderim të zyrtarëve policorë që sakrifikuan jetën në mbrojtje të rendit dhe ligjit, sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe sigurisë së qytetarëve. Aktivitetet nisën me homazhe shtetërore pranë Lapidarit të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Krye të Detyrës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë. Kurora me lule vendosën ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera. Më pas, delegacioni institucional bëri homazhe pranë varrit të Heroit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku, ku...