Poezitë e poetit Lulzim Tafa botohen edhe në Amerikën Latine
Poeti i mirënjohur kosovar Lulzim Tafa ka udhëtuar drejt Paraguait, me ftesë të institucioneve shtetërore dhe kulturore të këtij vendi, ku do të marrë pjesë në promovimin e librit të tij me poezi në gjuhën spanjolle, “Exposición con sueños”. Gjatë vizitës së tij në Paraguai, Tafa do të zhvillojë takime me shkrimtarë, studiues dhe lexues të poezisë, si dhe me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme kulturore dhe shtetërore të vendit, përcjell KultPlus. Një nga momentet më të veçanta të vizitës do të jetë fjalimi i tij në Parlamentin e Paraguait, ku poeti kosovar do t’u drejtohet deputetëve. Në kuadër të kësaj vizite, Lulzim Tafa do të nderohet gjithashtu me titullin “Qytetar Nderi” i Asunciónit, kryeqytetit të Paraguait. Po ashtu, ai do të nderohet nga Universiteti...
Burimi:
kultplus.com