Podujeva shndërrohet në skenë të kulturave botërore përmes Festivalit “Newborn Kosova”
Podujeva ka mirëpritur për të tretin vit radhazi Festivalin Ndërkombëtar “Newborn Kosova”, i cili edhe këtë herë nisi rrugëtimin e tij nga ky qytet duke sjellë një atmosferë të veçantë kulturore. Në Sheshin “Katër Dëshmorët”, qytetarët patën mundësinë të ndjekin një mbrëmje të mbushur me art, traditë dhe folklor, ku ansamble nga Bullgaria, Holanda, Kosta Rika dhe Greqia prezantuan vallet tradicionale, muzikën dhe veshjet karakteristike të vendeve të tyre. Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u shpreh se është kënaqësi që qyteti vazhdon të jetë nikoqir i një festivali me karakter ndërkombëtar, i cili promovon shkëmbimin kulturor, miqësinë dhe bashkëpunimin mes popujve. Gjatë mbrëmjes, organizatorët ndanë mirënjohje për kryetarin Bulliqi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj festivalit, ndërsa ai u dorëzoi mirënjohje ansambleve pjesëmarrëse për...
Burimi:
kultplus.com