Përmes “Xhubleta: Pëlhurë dhe Histori”, Qendresa Krasniqi sjell një dialog mes traditës dhe artit bashkëkohor 

Përmes “Xhubleta: Pëlhurë dhe Histori”, Qendresa Krasniqi sjell një dialog mes traditës dhe artit bashkëkohor 

Dilara Sollova Ka veshje që i përkasin një epoke, e ka edhe të tilla që i mbijetojnë kohës duke u shndërruar në dëshmi të një qytetërimi. Xhubleta është njëra prej tyre. E njohur si një nga veshjet më të lashta të trashëgimisë shqiptare dhe e përfshirë në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s që nga viti 2022, ajo vazhdon të frymëzojë artistë, studiues dhe artizanë që përpiqen ta lexojnë përtej funksionit të saj si veshje. Pikërisht këtë qasje sjell ekspozita personale “Xhubleta: Pëlhurë dhe Histori” e artistes Qendresa Krasniqi, e hapur në Kult Plus Caffe Art Gallery, ku xhubleta nuk paraqitet si një objekt i vendosur në vitrinat e muzeve, por si një gjuhë vizuale e gjallë, e ndërtuar mbi simbole, tekstile, forma...