Perëndim magjik në Vlorë

Perëndim magjik në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Vlora, të shoqëruara me një mesazh të shkurtër: “Perëndim magjik nga Vlora”. Pamjet sjellin në fokus bukuritë natyrore dhe peizazhin bregdetar të Vlorës, një prej destinacioneve të njohura turistike të vendit. Qyteti bregdetar i Vlorës është një nga qendrat më të rëndësishme turistike, ku “bashkohen” Adriatiku e Joni, me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore. Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike. Vlora është tejmbushur këtë sezon me turistë vendas dhe të huaj të cilët shijojnë bregdetin shkëmbor me ujërat e kristalta./atsh/KultPlus.com