Kozeta Miliku, studiuesja shqiptare e përzgjedhur nga gazeta kanadeze ‘The Globe and Mail’
Studiuesja shqiptare nga Korça, Kozeta Miliku është përzgjedhur nga gazeta kanadeze “The Globe and Mail” mes studiuesve të rinj më të spikatur në Kanada, për kontributin e saj në kërkimet shkencore mbi shëndetin e fëmijëve. Miliku, e cila e ka nisur rrugëtimin e saj akademik në Shqipëri dhe sot është pedagoge në Universitetin e Torontos, po udhëheq studime mbi ndikimin që ushqyerja dhe faktorët e hershëm të jetës kanë në obezitetin dhe sëmundjet kronike te fëmijët. Kërkimet e saj synojnë të sjellin të dhëna dhe përgjigje që mund të ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e mijëra fëmijëve. Kontributi i studiueses shqiptare vlerësohet si një tjetër shembull i suksesit të të rinjve shqiptarë në universitetet dhe qendrat kërkimore më të rëndësishme ndërkombëtare./atsh/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com