’Ai çast kur të pashë ty’
Poezi nga Aleksandër Pushkin I paharruar gjithmonë do të jetë,Ai çast kur të pashë ty,Siç e shpon zemrën një shigjetë,ma dogje shpirtin, bukuri.Mes vuajtjesh të mia pambarim,Një nga një ditët më kalojnë kot,zëri yt më shfaqet plot dëshpërim,Të ëndërroj, por s’të shoh dot.Vitet kalojnë si një furtunëËndrrat me vriten, nuk kam më gjumëTë harrova zërin si zog i malitFytyrën e bukur, dy sytë e ballitKoha ka ngecur, ç’monotoni,Dielli s’më ngroh, qielli është gri,S’kam inspirim, as perëndi,As lotë as mallë, as dashuri.Por, ja papritur këtë mëngjes,M’u shfaqe prapë ndër sytë e mi,Shigjetë në zemër mes për mes,që përvëlon shpirtin, bukuri.Zemra më rreh në egzaltimsa gaz e jetë në shpirtit tim,Dhe inspirim, dhe perëndi,Dhe lot e mallë dhe dashuri./KultPlus.con
Burimi:
kultplus.com