Përcillet për në banesën e fundit Todi Llupi, ikona e Estradës së Fierit

Përcillet për në banesën e fundit Todi Llupi, ikona e Estradës së Fierit

Qytetarë, kolegë, miq dhe familjarë i dhanë sot lamtumirën e fundit aktorit të mirënjohur Todi Llupi, “Artist i Merituar”, në homazhet e zhvilluara në hollin e Teatrit “Bylis”, aty ku ai dha kontributin e tij artistik për më shumë se pesë dekada. Me lule, duartrokitje dhe emocione, dhjetëra qytetarë, artistë dhe kolegë u përkulën me respekt përpara figurës së tij, duke kujtuar një prej emrave më të spikatur të Estradës Profesioniste të Fierit dhe humorit shqiptar. Todi Llupi iu bashkua Estradës së Fierit në vitin 1971 dhe për më shumë se pesë dekada interpretoi dhjetëra role që mbetën të paharrueshme për publikun. Me talentin e tij të veçantë, interpretimin plot finesë dhe përdorimin mjeshtëror të dialektit myzeqar, ai fitoi zemrat e brezave të tërë dhe...