“Për angazhimin në përhapjen e dijes”, Majlinda Toçi nderohet në Torino me çmimin prestigjioz “Vitaliano Brancati 2026”

“Për angazhimin në përhapjen e dijes”, Majlinda Toçi nderohet në Torino me çmimin prestigjioz “Vitaliano Brancati 2026”

Majlinda Toçi, nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, është nderuar me çmimin prestigjioz “Premio Internazionale ‘Vitaliano Brancati’, Edizione 2026”, një nga vlerësimet më të rëndësishme italiane në fushën e kulturës, të gazetarisë dhe të promovimit të dijes. Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve u zhvillua në kuadër të Sallonit Ndërkombëtar të Librit, në qytetin e Torinos, ndërsa vendimi për t’ia ndarë këtë çmim Majlinda Toçit, si fituese e edicionit të 11-të qe marrë në mars të këtij viti. Ky çmim përbën vlerësim të rëndësishëm për kulturën shqiptare dhe për afirmimin ndërkombëtar të institucioneve tona të dijes dhe të trashëgimisë kulturore. Njëkohësisht, çmimi vlerëson angazhimin dhe kontributin e Toçi në promovimin e dijes, të kulturës dhe të dialogut përmes Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, si institucion i kujtesës...