Pelegrinazh tre ditor në Kapadoki, bashkëmeshojnë Patriarku Bartholome dhe Kryepiskopi Joan
Të shtunën filloi pelegrinazhi tre ditor në Kapadoki, ku të dy Primatët, Patriarku Bartholome dhe Kryepiskopi ynë Joan së bashku me shoqëruesit e tyre zhvilluan vizita zyrtare te Prefekti i Nevşehir-it dhe te Kryetari i Bashkisë së qytetit. Gjatë kësaj dite, ata vizituan Kishën e heshtur të Kryqit të Nderuar në Cemil. Ndërsa, sot, të dy Primatët bashkëmeshuan në Kishën e Shën Theodhorit të Malakope (Derinkuyu). Pelgrinazhi do të vazhdojë pasdite me Mbrëmësoren në Kishën e Hyjlindëses së Nevşehir. Fortlumturia, Kryepiskopi Joan shoqërohet nga Hirësi Ignati dhe Kryedhjakon Johani, të cilët ditën e premte zhvilluan një takim me Patriarkun Bartholome. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv