Pas Cannes-it, “DUA” e Blerta Bashollit përzgjidhet në garën kryesore të Sarajevo Film Festival
Filmi me metrazh të gjatë “DUA”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do të ketë premierën rajonale në Sarajevo Film Festival, ku është përzgjedhur në garën kryesore (Main Competition) të festivalit. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila e cilësoi këtë si një tjetër sukses të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në arenën ndërkombëtare. Pasi pati premierën botërore në La Semaine de la Critique në Festivalin e Filmit në Cannes, “DUA” vazhdon rrugëtimin e tij festivalor me pjesëmarrjen në konkurrencën kryesore të një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore. Filmi është një dramë coming-of-age, e vendosur në Kosovën e viteve ’90 dhe e frymëzuar nga përvojat personale të regjisores. Ai ndjek historinë e një adoleshenteje introverte...
Burimi:
kultplus.com