Parada e makinave retro, e tashmja dhe e shkuara e automjeteve takohen në qytetin e Elbasanit
E tashmja dhe e shkuara e mjeteve motorike u takuan në qendër të Elbasanit për të dhuruar spektakël. Aktiviteti i organizuar nga të apasionuarit e makinave tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve të huaj. Aktivitete të tilla po organizohen gjithnjë e më shumë për t’i dhënë ngjyra e larmi qyteteve, por edhe për krenarinë e atyre që i posedojnë këto mjete. Teksa përshkuan së bashku bulevardin e Elbasanit duket se e shkruara dhe e tashmja e mjeteve motorike tërhoqën vëmendjen njësoj, me ndryshimin e moshës. Të rinjtë adhurojnë Ferrari e Lamborgini ndërsa të moshuarit Mercedesat 1970. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv