Panairi lidh studentët, 60 kompani në UET dhe TCT, studentët përballë tregut të punës

Panairi lidh studentët, 60 kompani në UET dhe TCT, studentët përballë tregut të punës

Universiteti Europian i Tiranës dhe Tirana College of Technology kanë çelur edicionin e radhës të Panairit të Karrierës, i cili këtë radhë bën bashkë 60 kompanitë e mëdha në vend për punësimin dhe integrimin e studentëve në tregun e punës. “Zhvillimi i burimeve njerëzore dhe, në veçanti, i dijeve dhe aftësive është një sfidë. Është një nga sfidat më serioze të universitetit dhe kjo është detyra jonë themelore. Por, në fakt, kjo nuk është një sfidë vetëm e universitetit. Ne përpiqemi që ta ndërtojmë filozofinë tonë të punës në një ndërveprim dhe bashkëpunim të përvitshëm me vetë komunitetin e biznesit. Krijimi i pasurisë së kombeve nuk mbështetet vetëm thjesht te burimet natyrore. Pasuria më e rëndësishme, siç e thotë një filozof, është njeriu. Janë burimet...