Orkestra “Amadeus” nga Kosova hap me ovacione festivalin “Musica Orbis” në Pragë

Orkestra “Amadeus” nga Kosova hap me ovacione festivalin “Musica Orbis” në Pragë

Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke hapur zyrtarisht festivalin garues “Musica Orbis” në Pragë të Çekisë. Hapja solemne e këtij festivali prestigjioz u mbajt në sallën madhështore “Mayakovski” të Teatrit Vinohrady, ku muzikantët e rinj kosovarë dhuruan momente plot emocion për publikun e pranishëm, shkruan KultPlus.Orkestra “Amadeus” pati nderin ta hapte siparin e këtij festivali, duke përzgjedhur pikërisht një vepër shqiptare. Performanca e tyre e shkëlqyer e njërës prej perlave tona muzikore, “Malësorja”, u prit me duartrokitje të gjata dhe ovacione të fuqishme nga publiku ndërkombëtar, duke lënë përshtypje të jashtëzakonshme që në natën e parë. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore u nderua edhe me praninë e Ambasadores së Republikës së Kosovës në Çeki,...