Opera Night në Rame Lahaj International Opera Festival – një mbrëmje ku zërat dhe emocionet u bënë një

Opera Night në Rame Lahaj International Opera Festival – një mbrëmje ku zërat dhe emocionet u bënë një

Dilara Sollova Muzika operistike ka fuqinë të kapërcejë çdo kufi. Ajo nuk njeh gjuhë, kombësi apo distanca, sepse çdo vepër mbart emocione që komunikojnë drejtpërdrejt me publikun. Pikërisht mbi këtë ide u ndërtua edhe Opera Night, pjesë e programit të Rame Lahaj International Opera Festival, ku në të njëjtën skenë u bashkuan sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi, tenori venezuelian Jorge Puerta dhe pianistja Jess Rucinski, duke sjellë një program që përshkoi disa nga faqet më të bukura të repertorit vokal dhe pianistik. Festivali, i cili prej vitesh është shndërruar në një pikëtakim të artistëve të njohur nga e gjithë bota, vazhdon të ndërtojë ura mes kulturave përmes muzikës. Në këtë frymë, edhe repertori i përzgjedhur nuk u kufizua vetëm në një traditë muzikore. Ai bashkoi krijimtari...