Ohri mbetet jashtë listës së rrezikut të UNESCO-s, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pesë vite afat për zbatimin…
Rajoni i Ohrit, që përfshin Liqenin e Ohrit dhe trashëgiminë e tij të pasur natyrore e kulturore, vijon të jetë në vëmendjen e UNESCO-s për shkak të sfidave që lidhen me mbrojtjen dhe ruajtjen e tij. Organizata vendosi të mos e përfshijë zonën në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, duke u dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një afat të ri prej pesë vitesh për zbatimin e rekomandimeve. Vendimi u mor në sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të mbajtur në Busan të Koresë së Jugut, ku 16 nga 21 shtetet anëtare votuan pro. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ndarë një material në faqen e tij, ku theksohet se megjithëse rajoni shmangu futjen në listën e trashëgimisë në...
Burimi:
sot.com.al