Nxënësit shqiptarë në Selanik përkthejnë dhe titrojnë në greqisht filmin “Shoku ynë Tili”

Nxënësit shqiptarë në Selanik përkthejnë dhe titrojnë në greqisht filmin “Shoku ynë Tili”

Nxënësit me origjinë shqiptare  në Mudhania të Halkidhikisë përkthyen dhe titruan filmin shqiptar “Shoku ynë Tili” në greqisht, në bashkëpunim me Universitetin Aristotelis të Selanikut për të shkrirë stereotipet gjuhësore. Në fillim të viteve ’90, me ardhjen masive të emigrantëve në Greqi, sistemi arsimor u përball me një realitet të ri. Në klasat e shkollave u shtuan fëmijët e familjeve emigrante, kryesisht nga Shqipëria, të cilët duhej të kapërcenin pengesat gjuhësore për të ndjekur mësimin në gjuhën greke. Edhe mësuesit u përpoqën të gjenin mënyra që asnjë nxënës të mos mbetej pas. Në atë periudhë, shumëkush e shihte shumëgjuhësinë si problem që duhej zgjidhur. Sot, pas më shumë se tri dekadash, arsimi ndërkulturor në Greqi ka bërë hapa të rëndësishëm. Emigrantët janë integruar në shoqëri,...