Nju Jorku do të realizojë 12 murale për të përjetësuar Kupën e Botës FIFA 2026

Nju Jorku do të realizojë 12 murale për të përjetësuar Kupën e Botës FIFA 2026

Atmosfera e Kupës së Botës FIFA 2026 ka përfshirë Amerikën e Veriut dhe tani do të lërë një gjurmë të përhershme edhe në rrugët e Nju Jorkut. Kryetari i qytetit, Zohran Mamdani, ka njoftuar realizimin e 12 muraleve në pesë lagjet kryesore të qytetit, si homazh për turneun më të madh në historinë 96-vjeçare të Kampionatit Botëror. Nisma po zbatohet nga Groundswell Community Mural Project, në bashkëpunim me Departamentin e Parqeve dhe Rekreacionit, Departamentin e Çështjeve Kulturore dhe Departamentin për Zhvillimin e Rinisë dhe Komunitetit, shkruan KultPlus. Banorët e qytetit do të kenë mundësinë të kontribuojnë në krijimin e muraleve gjatë ditëve të dedikuara për pikturim komunitar. Projekti nisi më 14 korrik në parkun Montbellier në lagjen Laurelton të Queens, ku artistja Peach Tao po...