Një pasuri e rrallë! Gjendet rubini 11 mijë karatësh, më i vlefshmi ndonjëherë?

Një pasuri e rrallë! Gjendet rubini 11 mijë karatësh, më i vlefshmi ndonjëherë?

Një rubin gjigant prej 11 mijë karatësh është zbuluar në Myanmar, në luginën e famshme Mogok, rajon i njohur në të gjithë botën për prodhimin e gurëve të çmuar. Guri i çmuar peshon 2.2 kilogramë, afërsisht sa një qen i vogël, dhe konsiderohet një nga zbulimet më të mëdha të bëra ndonjëherë në vend. Sipas qeverisë së mbështetur nga ushtria, rubini ka ngjyrë shumë të rrallë, një e kuqe intensive dhe e ndritshme që konsiderohet më e kërkuara në tregun e gurëve të çmuar. Autoritetet thonë se, edhe pse është më i vogël se rubini rekord prej 21,450 karatësh i zbuluar në të njëjtën zonë në vitin 1996, ky gur mund të rezultojë më i vlefshëm për shkak të cilësisë dhe ngjyrës së tij superiore....