“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis: Komandoi skenën e Eurovision

“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis: Komandoi skenën e Eurovision

Kënga “Nân” ka pushtuar skenën e Eurovision në gjysmëfinalen e dytë duke arritur të fitojë jo vetëm votat e jurisë, por edhe zemrat e publikut duke rrëmbyer kështu një vend në finalen e madhe të 16 majit. BBC i ka bërë jehonë performancës së Shqipërisë në Eurovision, duke e cilësuar interpretimin e Alis si emocional dhe të paharrueshëm. Media prestigjioze shkon edhe më tej, duke u futur në thelbin që kënga përcjell. Ajo vlerëson ‘Nân” për mesazhin e thellë që përcjell te publiku, teksa thekson se këngëtari Alis Kallaçi pushtoi skenën e Wiener Stadthalle me performacën e tij. “Një këngë me një mesazh, Alis komandon skenën e #Eurovision për Shqipërinë me një performancë emocionale të paharrueshme”, shkruan BBC. Lista e plotë e 25 shteteve që...