Një jetë kushtuar artit, artistja e mirënjohur Justina Aliaj nderohet në Kajro për kontributin e saj artistik

Një jetë kushtuar artit, artistja e mirënjohur Justina Aliaj nderohet në Kajro për kontributin e saj artistik

Monodrama “And’rra e Nan’ Terezës- njerëzorja hyjnore”, një rrëfim i thellë shpirtëror dhe artistik mbi jetën, sakrificën dhe dashurinë universale të Nënë Terezës, vjen përmes një interpretimi mjeshtëror të artistes së mirënjohur Justina Aliaj, e cila ka korrur sukses në skenat teatrore dhe është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Kajro, Egjipt. Kjo është monodrama e parë e dedikuar figurës së papërsëritshme të Nënë Terezës, ku Justina Aliaj, “Mjeshtre e Madhe”, përcjell mesazhe të fuqishme mbi humanizmin, sakrificën dhe dimensionin njëkohësisht njerëzor dhe hyjnor të shenjtores shqiptare. Aktorja Justina Aliaj konkurron me këtë monodramë në këtë festival, i cili është një nga aktivitetet e rëndësishme në jetën artistike dhe kulturore. Në ceremoninë e hapjes së festivalit, që u mbajt në Cairo Opera House, aktorja...