Kosova vazhdon garat në Taranto 2026, paraqitje në tenis, qitje sportive dhe padel
Sportistët e Kosovës kanë vazhduar të garojnë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ku gjatë ditës të së mërkures janë zhvilluar garat në tenis, qitje sportive dhe padel. Në tenis, garat për Kosovën nisën të mërkurën me Jasin Jakupin, ndërsa në garë ishin Learta Muharremi dhe Florent Limani, të cilët konkurruan në konkurrencën miks. Në të dyja përballjet, kundërshtarët ishin tenistë nga Malta, ndaj të cilëve përfaqësuesit kosovarë pësuan humbje. Learta Muharremi dhe Florent Limani do të vazhdojnë garimin edhe në konkurrencën individuale. Në qitje sportive, Diellza Lluga përfaqësoi Kosovën në disiplinën e pistoletës ajrore 10 metra. Ajo e përfundoi garën në vendin e 26-të, duke grumbulluar 587.4 pikë. Në të njëjtën disiplinë, por në konkurrencën e meshkujve, Kosovën sot do ta përfaqësojë Nexhat Sahiti. Ndërkohë,...
Burimi:
kultplus.com