Migjeni, zëri i revoltës dhe i mjerimit në letërsinë shqiptare
Më 26 gusht 1938, në moshën vetëm 26-vjeçare, u nda nga jeta Migjeni, një prej zërave më të fuqishëm dhe më novatorë të letërsisë shqiptare të shekullit XX. Përmes poezisë dhe prozës së tij, ai solli në letërsi realitetin e dhimbshëm të varfërisë, padrejtësisë dhe dëshpërimit njerëzor, duke u shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të modernizmit shqiptar. Emri i vërtetë i Migjenit ishte Millosh Gjergj Nikolla. Ai lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër dhe, ndonëse jetoi vetëm 26 vjet, la pas një vepër që vazhdon të lexohet, studiohet dhe të ndikojë në brezat e rinj. Krijimtaria e Migjenit u zhvillua në vitet ’30, në një periudhë të karakterizuar nga ndryshime të mëdha shoqërore e politike. Përballë realitetit të kohës, ai zgjodhi...
Burimi:
kultplus.com