Një dokumentar kushtuar jetës dhe karrierës së aktorit Robert Ndrenika

Një dokumentar kushtuar jetës dhe karrierës së aktorit Robert Ndrenika

Jeta dhe vepra e artistit të mirënjohur Robert Ndrenika vjen në një dokumentar. Mes miqve, kineastëve, artistëve dhe para një publiku artdashës, të dielën në mbrëmje u mbajt premiera e filmit dokumentar kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë  dhe teatrit shqiptar, aktorit Robert Ndrenika. Dokumentari kushtuar jetës dhe veprës së artistit Robert Ndrenika është një realizim i “Media Vision” me regji nga Iva Garo dhe Namik Ajazi. Robert Ndrenika “Nderi i Kombit”, mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të kulturës shqiptare, ku në këtë mbrëmje ai u vlerësua edhe me titullin “Mirënjohje e Tiranës” nga “Shoqata Tirana”, në shenjë respekti për kontributin e tij artistik ndër vite. Nëpërmjet intervistave dhe materialeve arkivore të Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, dokumentari sjell kujtime,...