Nis hartimi i Planit të Konservimit dhe Menaxhimit të Integruar për Çarshinë e Madhe në Gjakovë
Ka nisur një tjetër fazë e rëndësishme në procesin e ruajtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Çarshisë së Madhe në Gjakovë. Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë të ditur se është mbajtur mbledhja e Grupit Konsultativ të Projektit për hartimin e Planit të Konservimit dhe Menaxhimit të Integruar të kësaj zone me rëndësi të veçantë kulturore. Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e para të Studimit Preliminar të Strukturës Urbane, i realizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Gjakovë, me mbështetjen e UN-Habitat në Kosovë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM). Studimi përfshin analizën e katër elementeve kryesore: trashëgiminë kulturore, strukturën urbane, shfrytëzimin e tokës dhe rrjetin rrugor....
Burimi:
kultplus.com