Parafillorët në Prishtinë me orar të zgjatur nga 1 shtatori
Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë qëndrimi në institucionet parashkollore, nga dy në katër orë në ditë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, i cili theksoi se zgjatja e orarit do t’u mundësojë fëmijëve më shumë kohë për mësim, lojë, aktivitete dhe shoqërim me bashkëmoshatarët. Sipas tij, ndryshimi synon të jetë i dobishëm edhe për prindërit, të cilët do të kenë një orar më të menaxhueshëm mes angazhimeve të punës dhe kujdesit për fëmijët. “Rritja e fëmijës, puna dhe mirëqenia e familjes duhet të ecin në të njëjtin drejtim”, ka shkruar Elshani, duke theksuar se politikat e reja synojnë t’u shërbejnë fëmijëve dhe familjeve të Prishtinës. Me këtë ndryshim, parafillorët...
Burimi:
kultplus.com