Ndahet nga jeta Prof. Dr. Eqrem Kryeziu, figurë e shquar e jetës kulturore e politike të Kosovës
Prof. Dr. Eqrem Kryeziu, profesor, intelektual, shkrimtar dhe veprimtar i njohur i jetës publike të Kosovës, është ndarë nga jeta. Me rastin e vdekjes së tij, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka shprehur ngushëllime familjes Kryeziu, duke e cilësuar atë si një intelektual dhe veprimtar të shquar, i cili për më shumë se pesë dekada e lidhi jetën e tij me librin, arsimin dhe dijen. Eqrem Kryeziu ishte para së gjithash profesor dhe njeri i letrave, ndërsa gjatë jetës së tij u angazhua edhe në politikë dhe në jetën institucionale të Kosovës. Ai ishte një nga figurat e njohura të Prizrenit, qytetit me të cilin lidhet veçanërisht emri i tij dhe ku për shumë vite ishte pjesë e jetës politike....
Burimi:
kultplus.com