Hasan Ceka, themeluesi i arkeologjisë shqiptare, kujtohet në ditën e lindjes

Hasan Ceka, themeluesi i arkeologjisë shqiptare, kujtohet në ditën e lindjes

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka përkujtuar me nderim, në ditën e lindjes, arkeologun dhe studiuesin e njohur Hasan Ceka, i cili konsiderohet një nga themeluesit e arkeologjisë shqiptare. Hasan Ceka lindi më 25 gusht 1900. Pas studimeve në Vjenë, ai u kthye në Shqipëri dhe në vitin 1930 nisi punën në Bibliotekën Kombëtare, ku krijoi një koleksion arkeologjik që vazhdon të jetë pjesë e trashëgimisë së Institutit të Arkeologjisë. Gjatë veprimtarisë së tij, Ceka përfaqësoi Shqipërinë pranë misioneve të huaja arkeologjike në Apolloni dhe Butrint. Në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apolloni, ndërsa më vonë iu përkushtua në mënyrë të veçantë studimit të këtij qyteti antik. Në Apolloni, ai kontribuoi në zbulimin e disa monumenteve të rëndësishme, përfshirë një kompleks arkitektonik...