Nga “Widow’s Bay” te “The Pitt”, serialet më të mira televizive të vitit 2026 deri tani
Viti 2026 ka sjellë një varg produksionesh televizive që kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikës, nga komeditë me elemente horror deri te dramat familjare, thrillerët, historitë e krimit dhe serialet që rikthejnë personazhe të njohura pas disa vitesh. Mes tyre, disa tituj kanë arritur të dallohen veçanërisht për mënyrën se si kanë trajtuar temat e tyre dhe për performancat e aktorëve. Në mesin e serialeve më të vlerësuara deri tani renditet “Furious”, një thriller kriminal që e merr formulën klasike të ndjekjes së një vrasësi dhe e kthen në një histori më të errët. Emmy Rossum interpreton një agjente të FBI-së që përballet njëkohësisht me seksizmin institucional dhe pasojat e një marrëdhënieje abuzive, ndërsa historia e përfshin atë në ndjekjen e një vrasëseje seriale...
Burimi:
kultplus.com