Nënshkruhet memorandumi për ekspozimin e makinës së shtypit të ish-shtëpisë botuese “Rilindja” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Nënshkruhet memorandumi për ekspozimin e makinës së shtypit të ish-shtëpisë botuese “Rilindja” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Sot, Biblioteka Kombëtare nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Komunën e Prishtinës – Drejtorinë e Kulturës, për huazimin e një makine Offset, pjesë e makinerive të ish-shtëpisë botuese “Rilindja”, të cilat u blenë nga Komuna e Prishtinës në vitin 2020, me iniciativën e nismave qytetare ArkiviRilindja dhe Hapësira. Ky bashkëpunim synon promovimin e historisë së shtypshkronjës dhe trashëgimisë së botimit në Kosovë, duke mundësuar ekspozimin publik të kësaj makinerie në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë. Përmes kësaj iniciative, synojmë të rikthejmë në vëmendje një pjesë të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore, duke vlerësuar rolin e shtypshkronjës “Rilindja” në zhvillimin e kulturës së shkruar dhe botimit në Kosovë./ KultPlus.com