Në takimin me Admiralin George M. Wikoff, Haxhiu: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik
Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka pritë në takim Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli, ku mes tjerash është biseduar edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO, si synim strategjik i Kosovës. “Sot pata kënaqësinë ta pres Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli. Biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n. E falënderova Admiralin Wikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm...
Burimi:
kultplus.com