Në Mitrovicën e Jugut realizohet murali i Statujës së Lirisë për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Në Mitrovicën e Jugut realizohet murali i Statujës së Lirisë për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Përfaqësues të Seksionit për Diplomaci Publike të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë morën pjesë në përfundimin e një murali artistik kushtuar Statujës së Lirisë në Mitrovicën e Jugut, në kuadër të shënimit të #Freedom250, që përkujton 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së. Murali u realizua në bashkëpunim me organizatën Futja Ngjyrë, e njohur për projektet e saj të artit urban në hapësirat publike, transmeton KultPlus. Përmes këtij projekti artistik, Ambasada Amerikane synon të promovojë vlerat e lirisë, kreativitetit dhe bashkëpunimit me komunitetin lokal, duke shënuar njëkohësisht jubileun historik të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Punimi tashmë i është shtuar hapësirës publike në Mitrovicën e Jugut si një simbol i miqësisë dhe vlerave të përbashkëta mes Kosovës dhe SHBA-së./KultPlus.com