Ndarja mes artistit dhe veprës/ Mimoza Ahmeti: Pse Kadareja nuk e mori kurrë Nobelin?

Ndarja mes artistit dhe veprës/ Mimoza Ahmeti: Pse Kadareja nuk e mori kurrë Nobelin?

Në emisionin “Aldo Morning Show”, këtë të hënë, më 6 korrik, u diskutua një temë që prej kohësh ngjall debat: a mund të ndahet vepra nga autori, apo talenti nuk e shpëton dot njeriun? E ftuar në lidhje direkte ishte shkrimtarja, poetja dhe pedagogia Mimoza Ahmeti, e cila ndau këndvështrimin e saj mbi marrëdhënien mes artistit dhe krijimtarisë, duke theksuar se, pavarësisht përpjekjeve për t’i ndarë, autori mbetet gjithmonë i pranishëm në veprën e tij. “Artisti është në vepër, puna është çfarë optike kemi për ta dalluar këtë. Le të marrim artistin më të madh, Ismail Kadarenë dhe që diskutohet. Unë mendoj që të gjithë elementët e tij personale që e dallojnë qoftë për mirë, qoftë edhe për të kundërtën, mund t’i dallosh tek vepra...