Zhdukja misterioze e 22-vjeçares gjermane, dosjet e Epstein zbulojnë një pistë të re
Njëmbëdhjetë vjet pas zhdukjes së 22-vjeçares gjermane Michelle, rasti i saj i pazgjidhur po rikthehet në vëmendje pas zbulimit të provave të reja në dosjet e Jeffrey Epstein. Michelle u largua nga shtëpia e nënës së saj në shtator të vitit 2015, duke marrë me vete një valixhe dhe pasaportën. Familja e saj nuk u shqetësua menjëherë, pasi e reja udhëtonte shpesh jashtë vendit, ndërsa ëndrra e saj ishte të bëhej modele. Megjithatë, ajo nuk u kthye më në shtëpi. Rasti u rikthye në qendër të vëmendjes pas një hetimi të përbashkët të rrjetit gjerman ZDF, revistës Der Spiegel dhe grupit investigativ Paper Trail Media. Gazetarët shqyrtuan miliona dokumente të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe zbuluan të dhëna të reja për javët...
Burimi:
kultplus.com