Mbi 1.2 milion vizitorë në asetet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Mbi 1.2 milion vizitorë në asetet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Turizmi kulturor në Shqipëri është duke avancuar nga viti në vit. Sipas të dhënave qeveritare, trendi i rritjes së numrit të vizitorëve ka ecur pozitivisht në tetë muaj e parë të këtij viti. Sipas shifrave të publikuara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja janë 1 milion e 259 mijë e 774 vizitorë që kanë vizituar asetet e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë nga janari deri në shtatorin e këtij viti. Ministria Gonxhja nuk ka krahasuar të dhënat me ato të vitit të kaluar por me vitin 2023. Sipas tij, bëhet fjalë për në rritje deri në 57 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023. “Falë miradministrimit, të ardhurat nga biletat janë rritur me 84 për qind, krahasuar me vitin...