Naun Shundi humbi jetën, por ende nuk është paguar për punën e bërë. Një dekadë gjyq për veprën e vënë në skenë në Teatrin Kombëtar

Naun Shundi humbi jetën, por ende nuk është paguar për punën e bërë. Një dekadë gjyq për veprën e vënë në skenë në Teatrin Kombëtar

Aktori dhe regjisori Naun Shundi u nda nga jeta më 28 gusht të viti të kaluar, teksa një çështje gjyqësore e nisur prej tij që nga viti 2015 nuk është mbyllur as sot. Pasi kishte arritur të firmoste një marrëveshje me Qendrën Kombëtare të Artit dhe Kulturës, më 2 prill të vitit 2015, Shundi vuri në skenë veprën e tij dramaturgjike “Të gjithë Janë të çmendur”. Pas disa shfaqjeve në Teatrin Kombëtar, si rregull duhej t’i lëvrohej një fond prej 1 milionë e 200 mijë lekësh të rinj nga ana e Qendrës Kombetare të Artit dhe Kulturës, por kjo nuk ndodhi për arsye që ende nuk dihen, duke mos iu përmbajtur kontratës. Si rrjedhojë, Shundi e dërgoi çështjen në gjykatë dhe e fitoi, por pas...