Steve Carell feston 64-vjetorin, një nga figurat më të njohura të Hollywood-it

Steve Carell feston 64-vjetorin, një nga figurat më të njohura të Hollywood-it

Aktori dhe komediani amerikan Steve Carell feston sot 64-vjetorin e lindjes. I lindur më 16 gusht 1962, Carell është një nga emrat më të njohur të kinemasë dhe televizionit amerikan. Ai u bë veçanërisht i famshëm përmes rolit të Michael Scott në serialin e suksesshëm The Office, personazh që e shndërroi në një prej figurave më të dashura të komedisë televizive. Për këtë rol, Carell fitoi edhe një çmim Golden Globe. Karriera e tij përfshin një sërë filmash të njohur komedi, mes tyre The 40-Year-Old Virgin, Anchorman, Evan Almighty, Get Smart dhe Crazy, Stupid, Love. Ai ka dhënë gjithashtu zërin e personazhit Gru në serinë e animuar Despicable Me. Me kalimin e viteve, Carell tregoi se mund të shkëlqejë edhe në role dramatike. Performanca e...