Hayao Miyazaki, mjeshtri i botëve ku realiteti takohet me fantazinë

Hayao Miyazaki, mjeshtri i botëve ku realiteti takohet me fantazinë

Hayao Miyazaki është një prej emrave më të rëndësishëm të kinemasë së animuar japoneze, një regjisor që ka krijuar botë ku shpirtrat e pyjeve, kështjellat që lëvizin, ishujt fluturues dhe banjat e banuara nga perëndi bashkëjetojnë natyrshëm me jetën njerëzore. Universi i tij është i vështirë të përkufizohet vetëm si animacion për fëmijë. Filmat e Miyazakit kanë një gjuhë që i drejtohet njëkohësisht fëmijëve dhe të rriturve, duke i mbështjellë temat e luftës, natyrës, identitetit dhe rritjes me aventura fantastike dhe personazhe të paharrueshme. Në qendër të shumë prej historive të tij janë vajzat e reja, të guximshme dhe të pavarura, të cilat përballen me botë të panjohura dhe detyrohen të rriten përmes përvojave që i tejkalojnë. Ato nuk janë heroinat klasike të filmave të...