Muzeu “Marubi” sjell përvoja ndërkombëtare mbi librin fotografik
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” do të mirëpresë së shpejti Calin Kruse dhe Yana Kruse, themeluesit e “dienacht Publishing”, një prej shtëpive botuese të pavarura më të rëndësishme në Evropë, e specializuar në botimin e librave fotografikë (photobooks), librave të artistëve (artist books) dhe photozines (revistave dedikuar fotografisë). Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, dy të ftuarit do të mbajnë një ligjëratë publike dhe një seminar (workshop) intensiv në Muzeun “Marubi”, ku do të ndajnë përvojën e tyre mbi procesin e krijimit të një libri fotografik – nga zhvillimi i idesë fillestare deri te realizimi i botimit përfundimtar. Aktiviteti synon të ofrojë një mundësi të veçantë për fotografët, artistët, studentët dhe të gjithë të interesuarit për të njohur nga afër procesin krijues dhe standardet ndërkombëtare...
Burimi:
kultplus.com