Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se transportonin emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian. Operacionet e koduara “Aksi” dhe “Aksi 01” u finalizuan në aksin rrugor Librazhd–Elbasan, ku specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndërhynë ndaj aktivitetit të dyshuar kriminal në fushën e kontrabandës së emigrantëve. Sipas Policisë, në dy operacione të njëpasnjëshme u kapën tre persona që po transportonin gjithsej 24 emigrantë nga vendet e treta, me synim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian. Gjatë operacionit u arrestua shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se transportonte 14 emigrantë. Ndërsa në operacionin “Aksi 01” u arrestuan shtetasit A. R.,...